Trajneri i Sportingut, Ruben Amorim, ka arritur marrëveshje në parim për ta udhëhequr Liverpoolin nga sezoni i ardhshëm, ka raportuar “Sky” në Gjermani.
39-vjeçari portugez raportohet se është duke diskutuar për kontratë trivjeçare për ta pasuar Jurgen Kloppin.
Sipas “Sky” në Gjermani, tani pritet të finalizohet marrëveshja mes dy klubeve.
Amorim ka qenë në listë për trajner edhe te Bayern Munichu.
Kloppi ka njoftuar më herët sivjet njoftoi se do të largohet gjatë verës pas nëntë vjetësh në Anfield. Me klubin anglez ka fituar gjithçka që mundet.