Futboll

Marquinhos kërkon nga tifozët që ta ruajnë besimin

Marquinhos

Përfaqësuesja e Brazilit nuk ka treguar formë të mirë në kualifikimet për Kupën e Botës që mbahet në vitin 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.

Në 11 ndeshje të luajtura, Brazili ka pesë fitore, dy barazime dhe katër humbje. Renditet në pozitën e katërt me 17 pikë. Argjentina i prinë tabelës me 22 pikë. Uruguai është në pozitën e dytë me 19 pikë. 19 pikë i ka edhe Kolumbia që është një pozitë më poshtë. Gjashtë përfaqësueset më të mira do të kualifikohen në Kupën e Botës.

Pavarësisht formës jo të mirë, qendërmbrojtësi i PSG-së, Marquinhos, ka kërkuar nga tifozët e Brazilit që ta ruajnë besimin dhe të vazhdojnë ta përkrahin përfaqësuesen e tyre.

“Tifozët mund të humbin shpresat në ekipin kombëtar, por  ne kërkojmë që ata të mos humbin kurrë pasionin e tyre për kombëtaren. Ne nuk shqetësohemi shumë për renditjen për sa kohë që jemi në një pozicion të rehatshëm. Ne duam të fitojmë për t’u ngjitur lartë në tabelë dhe për të fituar besim”, ka thënë Marquinhos, shkruan të hënën “Reuters”.