Futboll

Marmoush shkëlqen në fitoren e Cityt

Omar MArmoush

Futbollisti egjiptian, Omar Marmoush, ka realizuar “hat-trick” në fitoren e Manchester Cityt.

City të shtunën mbrëma shënoi fitore ndaj Newcastle Unitedit me rezultatin e thellë 4:0.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 25-të të Premier Leagues.

Marmoush i shënoi tre golat e parë në minutën e 19-të, 24-t dhe 33-të.

Te goli i parë i Marmoushit asistoi portieri brazilian, Ederson.

Për Edersonin ky ishte asistimi i tretë këtë edicion. Ederson është bërë edhe portieri që ka më së shumti asistime në histori të Premier Leagues. Ai ka gjashtë asistime.

Goli përfundimtar për 4:0 u shënua në minutën e 84-t nga James McAtee.

City është në pozitën e katërt me 44 pikë.

Newcastle ka tri pikë më pak në vendin e shtatë.


Marmoush realizon “hat-trick” brenda 33 minutave

Omar Marmoush është duke shkëlqyer në ndeshen ndaj Newcastle Unitedit.

Transferimi i ri i Cityt, Marmoush, ka realizuar “hat-trick” brenda 33 minutave lojë.

Manchester City është duke e mposhtur 3:0 Newcastlen në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Premier Leagues.

Aktualisht është duke u zhvilluar minuta e 37-të.