Futboll

Maresca zbulon kërkesën e drejtuesve të Chelseat

Enzo Maresca

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka treguar për kërkesën që ia bënë drejtuesit e skuadrës angleze për edicionin e ri në Premier League. 

Ai ka potencuar se drejtuesit e klubit anglez nuk i kanë kërkuar që të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve. 

“Klubi po kërkon diçka për pesë ose dhjetë vitet e ardhshme. Askush nga klubi nuk më kërkoi që ta siguroj vendin e Ligës së Kampionëve këtë edicion. Ajo që ata më kanë thanë është se ne duhet të jemi konkurrues dhe të përmirësohemi hap pas hapi”, ka deklaruar Maresca.

Chelsea e nis kampanjën në Premier League ndaj Manchester Cityt të dielën nga ora 17:30. Të enjten përballet me skuadrën zvicerane, Servette, në plejofin e Ligës së Konferencës. Ndeshja e parë do të luhet në Angli, ndërsa ndeshja e kthimit luhet më 29 gusht në Zvicër.