Manchester City e ka vazhduar dominimin në Premier League. Titullin e katërt rresht, skuadra e Pep Guardiolas e siguroi të dielën në xhiron e fundit.
City mori fitoren që i duhej ndaj West Hamit dhe nuk i dha rast Arsenalit.
Në kuadër të xhiros së 38-të të kampionatit anglez, Manchester City fitoi 3:1 ndaj West Hamit.
Phil Foden shkëlqeu duke shënuar dy golat e parë, në minutën e dytë dhe të 18-të. Mohammed Kudus shënoi supergol për 2:1, në minutën e 42-të.
Në minutën e 59-të, Rodri shënoi për 3:1 në të mirë të Cityt. Gola të tjerë nuk kishte.
City tani i ka dhjetë tituj të Anglisë përkatësisht tetë në Premier League.
Edicioni kishte fund dramatik, ndërsa gara për titull ishte shumë e fortë. Fillimisht në garë ishte edhe Liverpooli, por në xhirot e fundit mbeti vetëm Manchester City e Arsenali.
City ka përfunduar kampionatin me 91 pikë, vetëm dy më shumë se Arsenali.
City shënon golin e tretë
Manchester City ka shënuar edhe golin e tretë në ndeshjen kundër West Ham Unitedit.
Golin për 3:1 e shënoi Rodri në minutën e 59-të me asistim të Phil Fodenit, i cili realizoi dy golat e parë për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardola.
Ndërkohë, ndeshja në mes të Arsenalit dhe Evertonit është baras, 1:1.
City e mbyll pjesën e parë me epërsi
(Lajm i përditësuar) - Manchester City e ka mbyllur me epërsi prej një goli pjesën e parë të ndeshjes së fundit në Premier League për edicionin aktual.
City ka shkuar në pushim me rezultatin 2:1 ndaj West Ham Unitedit.
Me fitore, City e fiton titullin e katërt rresht në elitën e futbollit anglez.
Për Cityn dy golat i shënoi Phil Foden në minutën e dytë e të 18-të, kurse Mohammed Kudus në minutën e 42-të, shënoi për mysafirët.
West Hami befason Cityn
(Lajm i përditësuar 17:07) - West Ham Unitedi e ka befasuar Manchester Cityn dhe e ka ngushtuar epërsinë në 2:1.
Shënues për skuadrën e West Hamit ishte Mohammed Kudus, në minutën e 43-të.
City e shënon golin e dytë
(Lajm i përditësuar 15:24) - Manchester City e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj West Ham Unitedit dhe i afrohet edhe më shumë titullit të katërt rresht në elitën angleze.
Edhe golin për 2:0 e shënoi lojtari më i mirë i Premier Leagues për edicionin aktual, Phil Foden.
Foden shënoi me gjuajte të saktë nga zona pas asistimit të përkryer të sulmuesit të krahut, Jeremy Doku.
Foden ka 19 gola në Premier League aktualisht.
City me epërsi të hershme
Manchester City ka kaluar herët në epërsi ndaj West Hamit.
Për 1:0 shënoi Phil Foden që në minutën e dytë.
Janë duke u luajtur ndeshjet vendimtare për titull në Premier League.