Skuadra e Manchester Cityt të shtunën pasdite e ka mposhtur Crystal Palacin 4:2, në xhiron e 32-të të Premier Leagues dhe është barazuar me Liverpoolin me pikë.
Megjithatë, Liverpooli e ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Të dielën luan në udhëtim te Manchester United.
Jean-Philippe Mateta ia dha epërsinë Crystal Palacit në minutën e 17-të.
Rezultati u barazua shpejtë nga Manchester City, në minutën e 12-të me supergolin e Kevin De Bruynes.
Golin e epërsisë për Cityn e shënoi Rico Leëis në minutën e 47-të.
Për 3:1, Erling Haaland realizoi në minutën e 66-të, ndërsa golin e fundit për skuadrën angleze e shënoi De Bruyne në minutën e 70-të. Belgu ishte asistues edhe në golin e Haalandit.
Sulmuesi, Odsonne Edouard e shënoi golin e dytë për Crystal Palacin në fund të ndeshjes.
Crystal Palace gjendet në pozitën e 14-të me 30 pikë.
De Bruyne shënon supergol
Kevin De Bruyne ka shënuar supergol për Manchester Cityn në ndeshjen e xhiros së 32-të të Premier Leagues.
City është duke barazuar me Crystal Palacen, 1:1.
Crystal Palace kaloi në epërsi në minutën e tretë me anë të Jean-Philippe Mateta, por skuadra e Manchester Cityt nuk vonoi shumë duke e barazuar rezultatin në 1:1.
De Bruyne realizoi në minutën e 13-të të ndeshjes.
VIDEO: