Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj ka vazhduar me formën e mirë këtë edicion në Superligën e Turqisë në futboll. Manaj realizoi gol në fitoren e Sivassporit të premten me rezultatin 4:2 ndaj Adana Demirsporit.
Ndeshja i takoi xhiros së dhjetë të kampionatit turk.
Manaj e realizoi golin e tretë për Sivassporin në minutën e 66-të.
Ai luajti deri në minutën e 94-t.
Për reprezentuesin e Shqipërisë ky ishte goli i katërt në gjashtë ndeshje të zhvilluara.