Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, ka vazhduar shkëlqimin në kampionatin elitar të Turqisë. Manaj të mërkurën shënoi golin e fitores për Sivassporin në shtëpi ndaj Karagumrukut.
Aishënoi golin e fitores në minutën e 90-të. Ndeshja i takoi javës së 31-të të Superligës së Turqisë. Manaj kompletoi takimin, ndërsa gjatë tërë ndeshjes u paraqit te Karagumruku Frederic Veseli.
Për sulmuesin 27-vjeçar ishte goli i 16-të në Superligën turke.
Katër gola i ka shënuar edhe për Kupë të Turqisë. Sivasspori zë vendi ne dhjetë me 41 pikë, kurse Karagumruku në vendin e 18-të me 30 pikë.