Futboll

Manaj vazhdon me gola, largon Fenerbahçen nga titulli

Rey Manaj

Rey Manaj ka vazhduar me superformë dhe thuajse ka lënë Fenerbahçen pa titull të kampionit në Turqi.

Sulmuesi i Shqipërisë të hënën shënoi gol në minutën e 94-t për barazimin 2:2 të Sivassporit me Fenerbahçen.

Ndeshja i takoi xhiros së 33-të të elitës turke. Fenerbahçe po shkonte drejt fitores 2:1, kur Sivasspori fitoi penallti. Manaj u ndal në mënyrë të palejuar dhe penalltia u dha pas rishikimit të situatës në VAR.

Manaj mori përgjegjësinë për të gjuajtur nga pika e bardhë dhe ishte i saktë për 2:2. Ai i ka 17 gola e një asistim në 28 paraqitje këtë edicion.

VIDEO:

Fred shënoi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë për epërsinë 1:0 të Fenerbahçes. Sivasspori barazoi në 1:1 në minutën e 57-të, me golin e shënuar nga Bengali-Fode Koita.

Irfan Kahveci shënoi për 2:1 në minutën e 80-të, para se Manaj të vendoste ndeshjen në kohën shtesë.

Fenerbahçe tani ka mbetur katër pikë prapa Galatasarayt. Galata udhëheqë në tabelë me 90 pikë. Fenerbahçe i ka 86 në pozitën e dytë. Sivasspori është i dhjeti me 45 pikë.

Deri në fund kanë mbetur edhe pesë xhiro.