Futboll

Manaj shënon golin e fitores për Sivassporin

Rey Manaj

Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj e ka vendosur ndeshjen ndaj Konyasporit.

Manaj e shënoi golin e fitores për Sivassporin, që të shtunën mposhti Konyasporin me rezultat 1:0,  në ndeshjen që i takoi xhiros së 34-të të elitës së futbollit turk.

27-vjeçari shënoi në minutën e 86-të të ndeshjes.

Ky ishte goli i 22-të i Manajt me fanellën e Sivassporit këtë edicion në të gjitha garat.

Manaj e kompletoi ndeshjen te Sivasspori, ndërsa për Konyasporin u paraqiten Sokol Cikalleshi dhe Valon Ethemi.

Me këtë fitore Sivasspori është në vend të shtatë me 48 pikë, kurse Konyaspori renditet në pozitën e 15-të me 36 pikë.

VIDEO: