Rey Manaj po kalon formë shumë të mirë në elitën e futbollit të Turqisë me Sivassporin.
Dhe për këtë arsye klube të ndryshme po kërkojnë përforcimin e ekipit me të.
“Cnnturk” ka shkruar të mërkurën se për Manajn interesim ka shprehur skuadra e njohur gjermane, Borussia Monchengladbach.
28-vjeçari nga Lushnja ka shënuar dhjetë gola dhe ka realizuar pesë asistime në 22 paraqitjet e këtij edicioni, ndërsa vlera e tij në treg është afro 4 milionë euro.
Këtë shumë të parave, raportojnë mediat turke, është e gatshme ta paguajë skuadra gjermane për sulmuesin e Shqipërisë që iu bashkua Sivassporit në gusht të vitit 2023 për 1.2 milionë euro.
Manaj në total i ka 58 ndeshje me Sivassporin. Ka 32 gola e tetë asistime.