Futboll

Manaj, më i miri i xhiros

Arb Manaj

Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj, është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës. 

Në fundjavë, Manaj udhëhoqi Dritën drejt fitores 3:2 ndaj Ballkanit në derbi. 

Manaj asistoi në golin e dytë dhe shënoi golin e tretë. 

“Ishte një ndeshje derbi dhe shumë e vështirë, pasi udhëtonim te FC Ballkani, i cili për 2 vite e gjysmë nuk ka pësuar në fushën e tij, por ne arritëm ta fitojmë. Kemi katër ndeshje radhazi me fitore dhe shpresoj që t’i fitojmë të gjitha 3 ndeshjet deri në fund të stinorit vjeshtor. Jam i lumtur me performancën time individuale, por më e rëndësishmja është që po arrij ta ndihmoj ekipin. Falënderimi më i madh shkon për bashkëlojtarët e mi”, tha Manaj për faqen zyrtare të FFK-së.