Rey Manaj e ka mbyllur ndeshjen e xhiros së 29-të të elitës së futbollit të Turqisë me Sivassporin me bilanc prej dy golave e dy asistimeve.
Manaj dhe Sivasspori të shtunën gjatë ditës fituan thellë ndaj Adana Demirsporit 5:1.
28-vjeçari i cili i shënoi dy gola për Shqipërinë në ndeshjen e fundit ndaj Andorrës në fitoren 3:0 në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, e hapi serinë e golave në minutën e 13-të.
Vetëm pesë minuta më vonë shënoi për 2:0. Ai tani i ka dhjetë gola të shënuar e pesë asistime.
Manaj ishte asistues në dy golat e fundit të shënuar në minutën e 68-të nga Turac Boke, dhe në minutën e 76-të kur rezultatin 5:1 e vendosi Efkan Bekiroglu.
Manaj e kompletoi ndeshjen te vendësit.
Sivasspori, megjithatë, vazhdon luftën e madhe për mbetje në elitë dhe pas 28 ndeshjeve ka 30 pikë.
Adana Demirspori në edicionin tjetër do të bëj gara në kategorinë e dytë.
Manaj i pandalshëm
Rey Manaj i shënoi dy gola për Shqipërinë në ndeshjen e fundit ndaj Andorrës në fitoren 3:0 në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.
Dhe menjëherë pasi iu bashkua skuadrës së tij pas ndeshjeve të përfaqësueseve, ka shënuar dy gola tjerë.
Manaj shënoi në minutën e 13-të dhe të 18-të për Sivassporin, që është duke fituar ndaj Adana Demirsporit në ndeshjen e xhiros së 29-të.
Manaj në Turqi i ka 10 gola e dy asistime.