Futboll

Manaj, asistues në golin e fitores së Sivassporit

Rey Manaj

Rey Manaj nuk ka shënuar në xhiron e 32-të të elitës së futbollit të Turqisë.

Megjithatë, ka qenë vendimtar në fitoren e Sivassporit të premten mbrëma.

Sivasspori fitoi në udhëtim te Trabzonspori me rezultatin 1:0.

Manaj asistoi në minutën e 52-të në golin e vetëm që u shënua nga Queensy Menig.

Manaj në edicionin aktual të elitës turke ka shënuar 16-të gola dhe e ka një asistim.

Katër gola sulmuesi shqiptar i ka të shënuar në Kupën e Turqisë.

27-vjeçari Manaj e kompletoi ndeshjen njësoj si Enis Bardhi te vendësit.

Sivasspori ka 44 pikë në vendin e shtatë.

Trabzonspori ka 52 pikë në vendin e tretë.