Futboll

Man. Utd zyrtarizon De Ligtin e Mazraouin

Matthijs de Ligt

Mbrojtësi holandez Matthijs de Ligt dhe Noussair Mazraoui janë prezantuar te Manchester Unitedi. Kështu ka njoftuar klubi anglez të martën në mbrëmje. De Ligti është transferuar nga Bayern Muencheni për 45 milionë euro dhe ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare. 

Edhe Mazraoui kaloi tek Unitedit nga gjiganti gjerman, Bayern. 

Reprezentuesi i Marokut ka firmosur kontratë me Unitedin deri në qershor të vitit 2028 me mundësi që ta vazhdojë edhe për një vit tjetër.