Futboll

Man. Unitedi transferon mbrojtësin e Lecces

Patrick Dorgu me fanellë të Manchester Unitedit

Manchester Unitedi e ka transferuar të dielën mbrojtësin që përfaqëson Danimarkën, Patrick Dorgu, nga skuadra e Lecces. 

Dorgu ka nënshkruar kontratë për pesë vjet e gjysmë, ndërsa transferimi i 20-vjeçarit, u ka kushtuar “djajve të kuq” 30 milionë euro. 

Pesë milionë euro tjera, futbollisti i talentuar i krahut të djathtë, mund t’i fitojë nga bonuset. 
Dorgu ka luajtur në 57 ndeshje për Leccen qëkur debutoi në futbollin e seniorëve në edicionin e kaluar. 

Në vitin 2022, ai ishte bashkuar të rinjve të Lecces. 

“Jam shumë krenar që mund të them se jam lojtar i Manchester Unitedit. Kjo është ditë shumë e veçantë për gjithë familjen time”, ka deklaruar Dorgu ndër të tjera pas prezantimit.