Futboll

Vetëm barazim për Unitedin në Spanjë

Manchester United

Manchester Unitedi ka marrë rezultat pozitiv nga ndeshja e parë e 1/8 së finales së Ligës së Evropës.

“Djajtë e kuq” të enjten në mbrëmje barazuan në Spanjë, në udhëtim te Real Sociedadi, 1:1.

Gjithçka është e hapur për ndeshjen kthyese që zhvillohet pas një jave në “Old Trafford”, por Unitedi e ka përparësinë e terrenit.

Joshua Zirkzee në minutën e 57-të shënoi për mysafirët, ndërsa për vendësit shifrat i barazoi Mikel Oyarzabal, 20 minuta para fundit.