Futboll

Man Unitedi ka vendosur të shkarkojë Ten Hagun edhe nëse fiton Kupën FA

Erik ten Hag

Erik ten Hag

Manchester Unitedi ka vendosur të shkarkojë trajnerin Erik ten Hag pas finales së Kupës FA ndaj Mancheter Cityt të shtunën.

Kështu të paktën raporton mediumi i fuqishëm The Guardian.

Ten Hag do të shkarkohet pavarësisht nëse skuadra fiton Kupën apo jo.

Ten Hag i është bashkuar Unitedit dy vjet më parë. Unitedi ka pasur edicion shumë të vështirë. Përfundoi në vendin e tetë në Premier League, që është pozita më e ulët që nga viti 1990.

Thomas Tuchel, Mauricio Pochettino, Kieran McKenna, Graham Potter dhe Thomas Frank janë zëvendësuesit e mundshëm të holandezit.