Manchester Unitedi ka fituar pas dy humbjeve rresht në Premier League.
“Djajtë e kuq” të enjten mbrëma fituan në Çeki ndaj Viktoria Plzenit, 2:1, në ndeshjen e gjashtë të Ligës së Evropës.
Matej Vydra shënoi për çekët në minutën e 48-të, ndërsa Rasmus Hojlund i realizoi dy golat e fitores për skuadrën angleze, në minutën e 62-të dhe të 88-të.
Unitedi ka 12 pikë pas gjashtë ndeshjeve të luajtura në këtë garë, kurse Viktoria Plzeni mbetet me nëntë pikë.