Futboll

Man. Unitedi fiton me vështirësi, Zirkzee realizon në debutim

Joshua Zirkzee

Joshua Zirkzee pati debutim ëndrrash te Manchester Unitedi. 

Ai me golin e shënuar tre minuta para fundit, ua siguroi “djajve të kuq” fitoren e parë të kampionatit të ri të Premier Leagues. 

Unitedi të premten mbrëma fitoi 1:0 ndaj Fulhamit. 

Tek Unitedi ndaj Fulhamit debutoi edhe mbrojtësi maroken Noussair Mazraoui, bashkë me Matthijs de Ligtin. Që të dy u transferuan ditë më parë nga Bayern Munichu.