Futboll

Mamardashvili përfundon testet mjekësore te Liverpooli

Giorgi Mamardashvili

Foto: Getty Images

Portieri gjeorgjian, Giorgi Mamardashvili, i ka përfunduar me sukses testet mjekësore te skuadra e Liverpoolit. 

Klubi anglez të hënën ka arritur marrëveshje për ta transferuar gjeorgjianin nga skuadra e Valencias, ka shkruar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano. 

Mamardashvili do t’i bashkohet skuadrës angleze vetëm në verën e vitit 2025. Ai do të qëndrojë me Valencian deri në përfundim të edicionit aktual në La Liga. 

Alisson Becker do të jetë portieri i parë i Liverpoolit për edicionin 2024/2025. 

Liverpooli i ka paguar 35 milionë euro Valencias për t’i siguruar shërbimet e portierit 23-vjeçar, Mamardashvili.