Futboll

Malmo barazon me Galatasarayn

Malmo barazon me Galatasarayn

Malmo suedeze ka marrë një pikë me gol të shënuar në minutat shtesë, në barazimin e së enjtes mbrëma në Ligën e Evropës. 

Ndeshja Malmo – Galatasaray është mbyllur 2:2. 

Erik Botheim shënoi për vendësit në minutën e 24-t, ndërsa Elias Jelert i barazoi shifrat në minutën e 43-të. 

Skuadra e madhe turke kaloi në epërsi në minutën e 56-të me golin e sulmuesit Yunus Akgun. 

Por në minutën e dytë të kohës shtesë, Sergio Pena i barazoi shifrat dhe vendosi rezultatin përfundimtar. 

Elison Makolli ishte në bankën rezervë te Malmo. 

Malmo ka katër pikë në gjashtë ndeshje, ndërsa Galatasaray i ka 12-të.