Vedat Muriqi me Mallorcan të shtunën janë kthyer te fitorja në La Liga dhe kanë bërë hap të rëndësishëm drejt sigurimit të mbijetesës.
Mallorca e mposhti Las Palmasin me rezultat minimal 1:0, në kuadër të xhiros së 35-të të La Ligas.
Uruguaiani Giovanni Gonzalez ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 29-të. Muriqi luajti 83 minuta në fitoren e Mallorcas dhe u shpall lojtari i ndeshjes në fund.
Pas 35 ndeshjeve, Mallorca renditet në vendin e 15-të në tabelë me 35 pikë.
Las Palmas është një pozitë më lartë me 37 pikë.