Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Ballkani, ka bërë hap prapa në garën për titull.
Ballkani i drejtuar nga trajneri Orges Shehu u mposht të dielën në udhëtim nga Malisheva me rezultatin 3:1.
Kjo ndeshje i takoi javës së 22-të të elitës së futbollit kosovar.
Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e shënoi Arlind Veliu në minutën e 23-të.
Mysafirët shifrat i barazuan në minutën e 37-të.
Geralb Smajli realizoi për 1:1.
Për 2:1 shënoi Drilon Hazrollaj në minutën e 70-të.
Golin përfundimtar e realizoi Altin Aliu në minutën e 91-të.
Ballkani nga minuta e 87-të ishte me një futbollist më pak në fushë pasi Bernard Karrica u ndëshkua me karton të kuq.
Skuadra nga Suhareka mbetet në vendin e dytë me 37 pikë.
37 pikë i ka edhe Malisheva në pozitën e tretë.
Malisheva sërish në epërsi
Malisheva ka kaluar sërish në epërsi ndaj Ballkanit.
Drilon Hazrollaj e realizoi golin e dytë për Malishevën në minutën e 70-të.
Kjo ndeshje i takon javë së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Mbyllet baras pjesa e parë në “Liman Gegaj”
Është mbyllur 1:1 pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Malishevës dhe Ballkanit.
Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e shënoi Arlind Veliu në minutën e 23-të.
Mysafirët shifrat i barazuan në minutën e 37-të. Geralb Smajli shënoi për 1:1.
Kjo ndeshje i takon javë së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Barazon Ballkani
Ballkani e ka barazuar rezultatin nw ndeshjen ndaj Malishevës.
Për 1:1 realizoi Geralb Smajli nw minutwn e 37-të.
Kjo ndeshje i takon javë së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Malisheva në epërsi
Skuadra e Malishevës ka kaluar në epërsi ndaj Ballkanit.
Për 1:0 realizoi Arlind Veliu në minutën e 23-të.
Ai shënoi gol të bukur nga distanca.
Kjo ndeshje i takon javë së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.