Futboll

Malisheva kthehet te fitorja, mposht Ferizajn

Malisheva

Malisheva kthehet te fitorja, mposht Ferizajn

2 muaj më parë / 18 shk 2025 14:59
Malisheva mposht Ferizajn

Pas disfatës që e pësoi xhiron e kaluar nga Drita, skuadra e Malishevës është kthyer te fitorja duke e mposhtur në shtëpi Ferizajn me rezultatin 3:2. 

Kjo ndeshje i takoi javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e shënoi Dreni Kryeziu në minutën e katërt. Mysafirët shifrat i barazuan në minutën e 25-të. 

Për 1:1 shënoi Qlirim Avdulli në minutën e 25-të.

Malisheva e ktheu epërsinë në minutën e 50-të. Për 2:1 shënoi Laurent Xhylani në minutën e 50-të. 

Drilon Hazrollaj shënoi për 3:1 në të mirë të vendësve në minutën e 67-të. 

Mysafirët e ngushtuan rezultatin në 3:2 në minutën e 77-të me golin që e shënoi Erion Sadriu. 

Goli i Sadriut nuk mjaftoi në fund për t’ia rrezikuar fitoren Malishevës. 

Ferizaj ka 23 pikë në pozitën e tetë. 

Malisheva është në vendin e tretë me 33 pikë. 

Ballkani ka tri pikë më shumë dhe është një pozitë më lart. 

Lider është Drita me 44 pikë.

Malisheva e kthen epërsinë

2 muaj më parë / 18 shk 2025 14:14
Malisheva e kthen epërsinë

Malisheva e ka kthyer epërsinë në ndeshjen ndaj Ferizajt. 

Për 2:1 shënoi Laurent Xhylani në minutën e 50-të 

Kjo ndeshje i takon javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Mbyllet baras pjesa e parë në Malishevë

2 muaj më parë / 18 shk 2025 13:58
Ferizaj

Ka përfunduar 1:1 pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Malishevës dhe Ferizajt. 

Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e shënoi Dreni Kryeziu në minutën e katërt. 

Mysafirët shifrat i barazuan në minutën e 25-të. 

Për 1:1 shënoi Qlirim Avdulli në minutën e 25-të. 

Kjo ndeshje i takon javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Barazon Ferizaj

2 muaj më parë / 18 shk 2025 13:28
Ferizaj

Skuadra e Ferizajt i ka barazuar shifrat ndaj Malishevës.

Për 1:1 shënoi Qlirim Avdulli në minutën e 25-të.

Kjo ndeshje i takon javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Malisheva në epërsi

2 muaj më parë / 18 shk 2025 13:15
Malisheva

Skuadra e Malishevës ka kaluar në epërsi ndaj Ferizajt.

Për 1:0 realizoi Dreni Kryeziu në minutën e katërt.

Kjo ndeshje i takon javës së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.