Futboll

Aliu shkëlqen me tre gola në fitoren e thellë të Malishevës

Altin Aliu

E përditësuar në 16:01 - Plot tre gola i shënoi sulmuesi i Malishevës, Altin Aliu, skuadrës së Gjilanit të mërkurën pasdite. Malisheva mposhti Gjilanin në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë me rezultat të thellë, 4:1, në kuadër të javës së 24-t të Superligës së Kosovës në futboll. 

Arbër Prekazi shënoi gol për Malishevën në minutë ne parë të kohës shtesë të pjesës së parë. Ai shënoi nga afërsia pas daljes së gabuar të portierit Kenan Haxhihamza.

Portieri i Gjilanit nuk arriti të largojë topin e harkuar nga Drilon Hazrollaj.

Më pas në skenë doli Altin Aliu. Ai shënoi për 2;0 në minutën e 57-të, ndërsa Gjilani ngushtoi epërsinë në 2:1 në minutën e 65-të. Por Aliu shënoi sërish për 3:1 në minutën e 82-të, derisa “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 86-të. 

Pas fitores ndaj Gjilanit, Malisheva e ka arritur me pikë kampionin Ballkanin. Të dy skuadrat tani kanë nga 40 pikë, ndërsa Gjilani zë vendin e katërt me 34 pikë.


“Hat-trick” i Aliut ndaj Gjilanit

Altin Aliu ka shënuar edhe golin e tretë të ndeshjen kundër Gjilanit. “Hat-trickun”, Aliu e kompletoi në minutën e 86-të.

Gaboi portieri Kenan Haxhihamza. Malisheva është duke e fituar Gjilanin, 4:1.


Malisheva shënon edhe golin e tretë

Altin Aliu ka shënuar një tjetër gol për Malishevën të mërkurën pasdite. 

Ai shënoi golin për 3:1 në minutën e 82-të. 

Për Aliun ishte goli i dytë në ndeshjen që po zhvillohet në Malishevë, në kuadër të javës së 24-t të Superligës në futboll.


Gjilani ngushton epërsinë e Malishevës

Gjilani ka ngushtuar në 2:1 epërsinë e Malishevës. 

Për skuadrën e Gjilanit golin e shënoi Oltion Bilalli në minutën e 65-të.


Malisheva shënon edhe golin e dytë ndaj Gjilanit

Altin Aliu shënoi golin e dytë të Malishevës në ndeshjen ndaj Gjilanit. Aliu shënoi golin për 2:0 në minutën e 57-të të ndeshjes që i takon javës së 24-t të Superligës në futboll.

Golin e parë, Malisheva e shënoi në fund të pjesës së parë. Arbër Prekazi ishte golashënues.


Malisheva me epërsi pas pjesës së parë

Me gol të minutave shtesë, Malisheva e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi 1:0 ndaj Gjilanit.

Ndeshja po luhet në Malishevë dhe i takon javës së 24-t të Superligës së Kosovës në futboll.

Arbër Prekazi shënoi gol për Malishevën në minutë ne parë të kohës shtesë të pjesës së parë. Ai shënoi nga afërsia pas daljes së gabuar të portierit Kenan Haxhihamza.

Portieri i Gjilanit nuk arriti të largojë topin e harkuar nga Drilon Hazrollaj.