Malisheva do të paraqitet për herë të parë në garat e UEFA-s. Ndeshjen debutuese në Evropë, Malisheva do ta ketë kundër Buduqnostit të Podgoricës.
Malisheva u kualifikua për gara kontinentale, përkatësisht për Ligën e Konferencës si e katërta në Superligë.
Shorti për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës u tërhoq të martën në Nyon të Zvicrës.
Malisheva ndeshjen e parë e luan në shtëpi më 11 korrik. Ndeshja e dytë luhet më 18 korrik.
Drita paraqitet në rundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Kundërshtarin e mëson të mërkurën.
Partizani i Tiranës përballet me skuadrën Marsaxlokk të Maltës. Tirana luan ndaj Torpedo Kuraisit të Gjeorgjisë. Vllaznia e Shkodrës ndaj Valurit të Islandës, kurse Shkëndija ndaj Noah të Armenisë.