Skuadra e Malishevës ka shënuar fitore 3:2 ndaj skuadrës elitare të Ukrainës, Vorskla Poltava. Ndeshja miqësore në mes të skuadrës kosovare dhe asaj ukrainase u zhvillua në Turqi.
Të enjten miqësore në Turqi luajtën edhe Drita, Gjilai, Llapi dhe Feronikeli 74.
Drita barazoi 1:1 me skuadrën elitare të Gjeorgjisë, Iberia 1999. Skuadra e Gjilanit barazoi ndaj Elimai tw Kazakistanit, 1:1. Baras 2:2 luajti edhe Llapi ndaj skuadrës ukrainase, Dynamo Kiev.
“Në formacionin titullar të skuadrës tonë ishin futbollistët që nuk luajtën në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Galatasarayt 3:3, si dhe ata që nuk kanë pasur shumë hapësirë.
Skuadra e vetme kosovare që humbi ishte Feronikeli 74. Skuadra nga Drenasi humbi thellë 7:0 nga klubi elitar i Polonisë, Widzew Lodz.