Malisheva për herë të parë garoi në skenën evropiane.
Por pjesëmarrja për herë të parë në kupat evropiane për Malishevën e drejtuar nga trajneri Qëndrim Kida nuk zgjati shumë.
Malisheva e cila fitoi 1:0 në ndeshjen e parë javën e kaluar, humbi 3:0 të enjten mbrëma.
Ndeshja kthyese e raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës u zhvillua në Podgoricë.
Igor Ivanoviq në minutën e 32-të shënoi për 1:0.
Më pas gol nga distanca, Malisheva pranoi në minutën e 56-të kur shënoi Dragan Griviq.
Në minutën e 88-të, vendësit realizuan tjetër gol për fitoren 3:0.
Vladimir Perishiq ishte shënues.
Skuadra malaziase në rrethin e dytë kualifikues luan kundër CSKA-së së Sofjes.