Portieri i Milanit, Mike Maignan, është liruar nga spitali të shtunën në mëngjes.
Situata ishte shqetësuese të premten mbrëma për gjendjen fizike të portierit francez, pas përplasjes që ai e pati me bashkëlojtarin Alex Jimenez.
Maignan mbeti i shtrirë në tokë ndërsa është larguar nga fusha me barelë.
Milani fitoi thellë në udhëtim tek Udinese, 4:0, në ndeshjen e xhiros së 32-të.
Maignan e la fushën në minutën e 55-të.
“Tuttomercatoëeb” ka njoftuar të shtunën se në portierin francez janë bërë teste të detajuara në kokë dhe të gjitha rezultatet ishin mirë.