Futboll

Luzerni fitoi 103 mijë euro nga Ardon Jashari

Ardon Jashari

Për periudhën nga dhjetë ditë para ndeshjes së parë të fazës së grupeve deri pas eliminimit, UEFA do të paguajë mijëra euro për klubet e futbollistëve që morën pjesë në Kampionatin Evropian.

Nuk ka rëndësi nëse lojtarët ishin në fushë apo vetëm i ulur në stol.

Kjo do të thotë se do të ketë përfitime financiare edhe për pjesëmarrjen e Ardon Jasharit në Kampionatin Evropian, ndonëse trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, nuk i dha atij asnjë sekondë paraqitje në fushë.

Por Luzerni përfiton nga shpërndarja financiare nga UEFA, edhe pse ka kohë që i ka thënë lamtumirë Jasharit. 21-vjeçari u transferua në Club Brugge në Belgjikë për 6 milionë euro. Por ai ishte deri më 30 qershor nën kontratë me Luzernin.