Futboll

Lushaku shënon gol në fitoren e Norrkopingut

Ismet Lushaku

Mesfushori kosovar, Ismet Lushaku, e ka regjistruar golin e parë këtë edicion në elitën e futbollit suedez. 

Lushaku realizoi gol të shtunën pasdite në fitoren 3:0 të Norrkopingut ndaj Halmstadit. Kjo ndeshje i takoi javës së katërt. 

24-vjeçari Lushaku e realizoi golin përfundimtar në minutën e 91-të. 

Ai në lojë u inkuadrua në minutën e 75-të. 

Norrkopingu është në mesin e tabelës me gjashtë pikë. 

Halmstadi renditet në pozitën e parafundit me tri pikë.