Mbrojtësi i Manchester Unitedit ishte duke u trajtuar për një lëndim, por një lëndim i ri ia ka shtyrë periudhën e qëndrimit jashtë fushës së lojës. Sky Sports ka raportuar të martën se rikuperimi i 29-vjeçarit nuk po shkon sipas planit.
Këtë e ka bërë të ditur edhe trajneri tashmë i shkarkuar i skuadrës, Erik Ten Hag.
“Procesi s'po shkon siç prisnim, kjo është e vërteta...Duam të jemi shumë të kujdesshëm. E dimë të kaluarën e tij. Duhet ta bëjmë siç duhet pasi duam të jetë i disponueshëm pasi ka ndikim të madh në performancat tona”, është shprehur ai pas ndeshjes ndaj Ëest Hamit, ku Unitedi u mposht në vikend.
Futbollist anglez ka eksperienca të këqija me lëndime të shpeshta.