Futboll

Lukaku ia siguron fitoren Romës

Roma

Roma ka fituar 1:0 ndaj Genoas, të dielën mbrëma. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 37-të, përkatësisht të parafundit të Serie A.

Romelu Lukaku shënoi në minutën e 79-të me asistim të Stephan El Shaaraëyt, për fitore. Prej minutës së 72-të, Roma ishte me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Leandro Paredesit.

Roma është e gjashta me 63 pikë, tri më pak se Atalanta e vendit të pestë. Genoa renditet e 11-ta me 46 pikë. Me fitore Roma siguroi vendin e gjashtë.