Futboll

Lukaku ia siguron fitoren Napolit

Napoli

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku, të dielën ishte vendimtar në fitoren e Napolit.

Në kuadër të xhiros së 13-të të Serie A, Napoli e mposhti Romën në shtëpi me rezultatin 1:0.

Lukaku e realizoi golin e fitores në minutën e 54-t me asistimin e Giovanni Di Lorenzos.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, e kompletoi ndeshjen te vendësit.

Napoli është lider në tabelë me 29 pikë.

Roma renditet në pozitën e 12-të me 13 pikë.