Golashënuesi më i mirë në histori të Uruguajit, Luis Suarez do të luaj në Copa America për herë të pestë.
37-vjeçari luan për Inter Miamin në SHBA, ndërsa është në mesin e 26 lojtarëve të përzgjedhur nga Marcelo Bielsa.
Suarez ka shkruar se është shumë i lumtur dhe krenar që është përzgjedhur.
Uruguaji takohet me SHBA-në, Bolivinë dhe Panamanë në kuadër të Grupit C.
Në vitin 2011, Suarez e fitoi Copa American dhe u shpall lojtari më i mirë. Në vitin 2016 mbeti në stol për shkak të një lëndimi. Luajti më pas në vitin 2019 e 2021. Nuk kishte luajtur në vitin 2015 pasi ishte i suspenduar për kafshim të Giorgio Chiellinit në Botërorin në Brazil në vitin 2014.
Uruguaji ndeshjen hapëse e ka më 21 qershor në Miami. Takohet me Panamanë.