Futboll

Luis Diaz shkëlqen në fitoren e Liverpoolit

Luis Diaz

Luis Diaz shënoi tri gola në fitoren e thellë të Liverpoolit ndaj Bayer Leverkusenit të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve. Liveprooli mposhti Leverkusenin me rezultatin 4:0 në xhiron e katërt të Championsit.

Diaz shënoi goli ne parë në minutën e 61-të, të dytin në minutën e 83-të dhe të tretin në minutën e 92-të. Cody Gapko shënoi golin tjetër për ekipin anglez në minutën e 63-të. Granit Xhaka kompletoi ndeshjen te Leverkuseni.

Liverpooli ka fituar të gjitha katër ndeshjet e zhvilluara deri tash. Zë vendin e parë me 12 pikë, kurse Leverkuseni në vendin e 11-të me shtatë pikë.

Lexo përditësimet tjera
Real Madrid - AC Milan

Liga e Kampionëve, xhiroja e katërt