Sulmuesi Shkëlqim Vladi ka asistuar në fitoren e skuadrës zvicerane Lugano. Të shtunën mbrëma, Lugano fitoi në shtëpi me rezultatin 3:1 ndaj Servettes.
Ndeshja i ka takuar xhiros së tretë tëë elitës së futbollit zviceran.
Vladi në lojë u inkuadrua në minutën e 83-të, ndërsa një minutë më pas asistoi për golin që e realizoi Renato Steffen. Ishte goli për 3:1, i fundit i ballafaqimit.
Te Lugano u paraqit edhe mesfushori Uran Bislimi që luajti për 83 minuta.
Portieri Amir Shaipi dhe qendërmbrojtësi Albian Hajdari e kompletuan ndeshjen.