Futboll

Lopezi i thur lavde Florentino Perezit

Pedro Lopez

Mënyra se si është ndërtuar ekipi i Real Madridit për vite me radhë, është meritë e presidentit të “Los Blancos”, Florentino Perez. 

Kështu të paktën ka deklaruar zëvendëspresidenti i Real Madridit, Pedro Lopez. 

Lopez ndër të tjera ka theksuar se për të fituar gjashtë herë Ligën e Kampionëve në dhjetë vitet e fundit duhet që klubi të ketë ekonomi të shëndetshme. 

“Për të fituar gjashtë Liga të Kampionëve në dhjetë vitet e fundit, klubi duhet të ketë një ekonomi të shëndetshme. Duhet të kesh gjithashtu një trajner të madh dhe ne e kemi Carlo Ancelottin, por edhe Manchester City e ka Pep Guardiolën që është shpikësi i futbollit dhe City ka fituar vetëm një Ligë të Kampionëve në dhjetë vitet e fundit. Duhet të kesh edhe lojtarë të mëdhenj. PSG-ja i kishte dhe nuk ka fituar asgjë. Pra, i vetmi ndryshim dhe shpjegimi logjik është sepse Real Madridi ka një president të quajtur Florentino Perez”, ka thënë Lopez. 

Reali është skuadra më e trofeshme në Ligën e Kampionëve. Ka të fituar 15 trofe evropianë.