Futboll

Lojtarët i kërkuan tri ditë pushim, Flicku nuk u pajtua

Hansi Flick

Pas fitores ndaj Real Madridit, futbollistët e Barçës i kërkuan trajnerit Hansi Flick tri ditë pushim.

Por gjermani Flick ka vendosur që të mërkurën futbollistët t’iu kthehen stërvitjeve për ndeshjen ndaj Espanyolit. Dita e hënë dhe e martë është e lirë për lojtarët e Barçës, që stërvitje kishin edhe të dielën.

Sipas “Mundo Deportivo”, Flicku ishte i vendosur që ta mbante stërvitjen të mërkurën pasi dëshiron që futbollistët ta ruajnë formën e mirë që e kanë aktualisht.

Barcelona të dielën e pret në shtëpi Espanyolin në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të La Ligas.