Futboll

Lojtarët e Rumanisë ndërpresin stërvitjen pas tymit në “Fadil Vokrri”

Rumania

Në momentin që lojtarët e Rumanisë po dilnin për stërvitje në fushën, në tribunën veriore të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë është hedhur një mjet tymosës. 

“Ka pasur shqetësim dhe futbollistët rumunë janë kthyer në dhomat e zhveshjes për arsye sigurie”, shkruan “golazo.ro”.

Sajti rumun e ka pasqyruar edhe me video dhe fotografi situatën e krijuar në stërvitjen të cilën Rumania e zhvilloi të enjten mbrëma. “Afër fushës, nga jashtë stadiumit, ku janë lokalet e stadiumit, dëgjoheshin daulle. Pas një periudhe, stërvitja rifilloi”, shkruan sajti rumun. 

Kosova dhe Rumania të premten do të përballen kundër njëra-tjetrës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Më 12 shtator të vitit të kaluar ndeshja Rumani – Kosovë e luajtur në Bukuresht ishte ndërprerë për 50 minuta për shkak të shpalosjes së pankartave anti-Kosovë dhe thirrjeve “Kosova është Serbi”.