Futboll

Lojtarët e Romës të zhgënjyer për shkarkimin e De Rossit

Daniele De Rossi

Drejtuesit e Romës javën e kaluar e shkarkuan trajnerin Daniele De Rossi, pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e para të Serie A. 

Por futbollistët e Romës kanë mbetur të zhgënjyer me shkarkimin e De Rossit, që është ikonë e klubit. 
Kështu të paktën ka deklaruar për “Sky Sports” trajneri i ri i klubit italian, kroati Ivan Juriq. 

“Kur u bëra trajner i Romës pashë se disa nga djemtë këtu ishin jashtëzakonisht të zhgënjyer për shkarkimin e De Rossit. Ata ishin shumë të sinqertë me mua duke më thënë se ishin shumë të mërzitur për shkarkimin e tij. Është diçka që e vlerësoja shumë, sepse ndonjëherë lojtarët fshehin emocione të tilla”, ka thënë Juriq. 

Kroati e filloi me fitore aventurën te Roma. Të dielën, Roma fitoi ndaj Udineses me rezultatin 3:0 në kuadër të javës së pestë të Serie A. Shkarkimi i De Rossit është pritur rëndë edhe nga tifozët e Romës.