Futboll

Lojtarët e Fiorentinas me mesazh emocional për Boven

Edoardo Bove - mesazhi i Fiorentinas per te

Edoardo Bove (22) po ndihet më mirë pas kolapsimit në fushë, të dielën. Bashkëlojtarët e tij te Fiorentina i dëguan një mesazh emocional para ndeshjes për Kupë me Empolin, të zhvilluar të mërkurën mbrëma.

Futbollisti më nuk është në kujdes intenziv në spitalin “Careggi” në Firence. 

Gjendja e tij po përmirësohet, ka njoftuar drejtori gjeneral i Fiorentinas, Alessandro Ferrari.

“Edoardo është mirë, po rikuperohet dhe ne jemi të lumtur. Duhet të jemi të durueshëm dhe të respektojmë atë. Ai po ndihet më mirë”, ka thënë Ferrari.

Teste të tjera do të bëhen për të kuptuar arsyen e arrestit kardiak.

Bove kishte kërkuar që ndeshja e së mërkurës me Empolin mos të shtyhet. Lojtarët, trajnerët dhe stafi i klubit mbajtën një pano para ndeshjes ku shkruante “Po të presim”.

Edhe tifozët bënë koreografi në përkrahje të Boves, duke i dëshiruar shërim të shpejtë.