(17:02) - Suhareka e ka pësuar disfatën e parë në Superligën e Kosovës në futboll.
Të premten në Podujevë, skuadra e Llapit ndali serinë pozitive të ekipit debutues.
Llapi fitoi me rezultatin 3:0.
Ndeshja i takoi xhiros së shtatë.
Llapi shënoi për 1:0 në minutën e 27-të. Mesfushori Blend Baftiu ishte i saktë nga pika e bardhë. Baftiu shënoi në tentimin e dytë pasi gjuajtjen e tij të parë nga pika e bardhë e ndali portieri i Suharekës. Por ai doli para kohës nga porta dhe rrjedhimisht penalltia u përsërit.
Për 2:0 realizoi sulmuesi Ahmed Januzi në minutën e 51-të. Januzi gjuajti bukur nga zona. Arbnor Ramadani e shënoi golin e tretë në minutën e 92-të.
Llapi e Suhareka tani i kanë nga 13 pikë.
Llapi shënon golin e dytë
(16:12) - Llapi po udhëheq 2:0 ndaj Suharekës.
Ahmet Januzi realizoi me goditje të bukur në minutën e 51-të.
Llapi shënon pas penalltisë së përsëritur
(15:39) - Llapi e Suhareka po përballen në derbin e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.
Pas rishikimit të VAR-it, u dha penallti për Llapin, për ndërhyrje të palejuar në Elvir Gashijanin.
Arbitri nuk dha penallti, por pas ndërhyrjes nga VAR-i ndryshoi vendim.
Blend Baftiu fillimisht dështoi nga pika e bardhë, por penalltia u përsërit pasi portieri i Suharekës doli para kohe nga porta.
Pas përsëritjes së penalltisë, Llapi shënoi për 1:0, në minutën e 27-të. Baftiu është realizator.