Llapi ka shënuar ndaj Dukagjinit në minutat shtesë.
Në minutën e dytë të kohës shtesë, Ahmed Januzi shtyu topin në rrjetë për 1:0.
Fillimisht me kokë në drejtim të portës gjuajti Hamdi Namani.
Portieri Altik Muhaxhiri nuk e ndali topin mirë, dhe nga afërsia më pas Januzi nuk e pati problem të realizonte në portën e zbrazët.
Llapi pa fitore edhe pas 11 ndeshjeve, barazon me Dukagjinin
Llapi nuk ka fituar edhe pas ndeshjes së 11-të në elitën e futbollit të Kosovës.
Të premten në ndeshjen hapëse të xhiros së 18-të të Superligës, barazoi pa gola me Dukagjinin.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Ndeshja ishte e hapur dhe të dyja skuadrat kishin raste për shënim.
Llapit madje në minutën e 92-të iu anulua një gol për pozitë jashtë loje.
Ahmed Januzi shënoi nga afërsia për 1:0, por gjatë ndërtimit të aksionit, qendërmbrojtësi Landrit Rama, ishte më i avancuar se mbrojtësit kundërshtarë.
Gjyqtari Burim Jahmurataj e anuloi golin pasi e rishikoi situatën në VAR.
Llapi në 11 ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës i ka gjashtë humbje e pesë barazime.
Një fitore e ka në Kupën e Kosovës më 4 dhjetor ndaj Flamurtarit, 5:0.
Në Superligë nuk ka fituar prej 27 shtatorit, kur e kishte mposhtur Suharekën, 3:0.
Dukagjini ndërkohë e regjistroi barazimin e tretë të edicionit.
Me 21 pikë, Dukagjini pas 18 ndeshjeve ka 21 pikë në vendin e shtatë.
Llapi ka 18 pikë në vendin e tetë, përkatësisht të barazhit.
Në vendin e parafundit, të nëntin, është Ferizaj me 17 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur.