Futboll

Llapi shënon fitoren e parë të edicionit

Llapi

(E përditësuar në 18:57) - Llapi e ka shënuar fitoren e parë të edicionit të ri të Superligës së Kosovës në futboll. 

Llapjanët të dielën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ia shkaktuan Feronikelit 74 disfatën e dytë rresht. 

Llapi fitoi 2:0 falë golave të shënuar nga Elvir Gashijani në minutën e 63-të dhe Ahmed Januzit në minutën e 87-të. 

Për Feronikelin 74 në pjesën e parë, penalltinë e humbi Nikolaos Ioannis, i cili e qëlloi shtyllën nga 11-metërshi, në minutën e 28-të.  

Llapi në ndeshjen e kaluar barazoi 1:1 me Gjilanin, kurse Feronikeli 74 u mposht në udhëtim te Ferizaj, 2:1.


Januzi dyfishon epërsinë e Llapit

Ahmed Januzi në minutën e 87-të e ka shënuar golin e dytë për skuadrën e Llapit ndaj Feronikelit 74. 

Llapi është duke fituar 2:0 ndaj skuadrës nga Drenasi, i cili shfrytëzoi daljen e gabuar të portierit Marley Prince.


Gashijani shënon golin e parë në Superligë

Elvir Gashijani e ka shënuar golin e parë në elitën e futbollit të Kosovës për këtë edicion. 

Talenti i Llapit e kaloi skuadrën e tij në epërsi në minutën e 63-të. 

Llapi është duke fituar ndaj Feronikelit 74 në “Rexhep Rexhepi” në Drenas, 1:0.


Mbyllet pjesa e parë në “Rexhep Rexhepi”

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Feronikelit 74 dhe Llapit është mbyllur pa gola. 

Ky ballafaqim i takon xhiros së dytë të elitës së futbollit të Kosovës. 

Skuadra nga Drenasi e pati mundësinë të kalonte në epërsi në minutën e 28-të, por nga penalltia dështoi të shënonte Nikolaos Ioannis. 

Ioannis e qëlloi shtyllën.