Futboll

Llapi prezanton mesfushorin nga Koreja e Jugut

Koreja e Jugut

Se-yoon Cheon ka nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën e Llapit.

Ai është prezantuar të dielën nga klubi elitar i Superligës, ndërsa së fundi ishte pjesë e ekipit të Koresë së Jugut, Korea University.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem KF Llapit. Dua të falënderoj drejtuesit e klubit dhe stafin teknik për besimin që kanë treguar ndaj meje. Do të jap maksimumin në fushë për të ndihmuar skuadrën dhe për të arritur objektivat tona të përbashkëta,” deklaroi Cheon për faqen e klubit. Mesfushori 22-vjeçar ka luajtur një ndeshje për ekipin U16 të Koresë së Jugut. “Jemi të lumtur që kemi arritur të sjellim një futbollist me cilësi si Se-yoon Cheon në skuadrën tonë. Ai ka treguar profesionalizëm nga fillimi i fazës përgatitore, dhe kemi bindje të plotë që do të jetë një vlerë e shtuar për klubin tonë. I uroj mirëseardhje dhe suksese së bashku me ne,” ka thënë drejtori sportiv i Llapit, Mentor Zhdrella. Llapi ka nisur përgatitjet në Antalia të Turqisë për stinorin pranveror të Superligës. Stinorin vjeshtor, Llapi e mbylli në vendin e parafundit me 18 pikë.