Futboll

Llapi përforcohet me Berishën

Valmir Berisha

Pas Blendi Baftiut, Llapi të hënën ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Valmir Berisha.

Berisha me skuadrën e Llapit ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Sulmuesi u shpreh i lumtur me nënshkrimin e kontratës.

“Është vërtetë kënaqësi të bashkohem me një skuadër kaq të respektuar dhe të ndjekur në futbollin e Kosovës. Dua të falënderoj stafin drejtues, drejtorin dhe trajnerin për besimin e tyre. Jam i përkushtuar plotësisht që të jap maksimumin në çdo ndeshje dhe të kontribuoj për suksesin e KF Llapit. Tifozëve u premtoj angazhim maksimal për t'i gëzuar ata me shumë suksese në vazhdim”, tha Berisha për faqen zyrtare të Llapit.

28-vjeçari te Llapi u transferua nga Liria e Prizrenit.