Llapi ka lëshuar edhe një komunikatë lidhur me ndeshjen e fundjavës ndaj Dukagjinit në Klinë. Llapi ka reaguar për arbitrin Visar Kastrati, të cilin e ka quajtur “turp”.
Llapjanët konsiderojnë që Kastrati nuk dha penallti për ta, kurse kanë shkruar se në “VAR duke fjetur ishin Burim Jahmurataj dhe Fatlum Jashari”.
Për Kastratin, Llapi vlerëson se bëri gjykim skandaloz dhe më të keqin në futbollin kosovar.
“E paralajmërojmë FFK-në se nuk na intereson se si do delegohen gjyqtarët në xhiron e radhës, por në momentin që Visar Kastrati delegohet në ndeshjet tona të ardhshme në këtë kampionat, ne nuk do të dalim në fushë fare. Pastaj përgjegjësinë për mosdaljen tonë në fushë le ta mbajë FFK-ja, Komisioni i Garave dhe njerëzit që janë kompetent për delegimin e gjyqtarëve”, shkruan në komunikatën e Llapit.