Llapi e nisi ecurinë e fitoreve ndaj Gjilanit. Në xhiron e kaluar fitoi edhe ndaj Feronikelit 74, ndërsa të shtunën e regjistroi fitoren e tretë rresht. Në stadiumin “Liman Gegaj” në kuadër të xhiros së 30-të të elitës së futbollit kosovar, Llapi fitoi ndaj Malishevës me rezultatin 3:1.
Dhe me fitoren e tretë të njëpasnjëshme, Llapi ka bërë ngjitje të madhe në tabelë, duke iu shmangur shumë zonës që dërgon në Ligën e Parë, përkatësisht të kategorisë së dytë. Derisa para pak kohe luftonte për mbetje në elitë, Llapi tani është në vendin e pestë me 39 pikë, një më shumë se Prishtina e Gjilani që kanë nga një ndeshje më pak të luajtur. Dukagjini në vendin e tetë, përkatësisht të barazhit, ka 36 pikë. Prapa kanë mbetur Suhareka me 33 pikë, dhe Feronikeli 74 me 14 pikë, që në edicionin tjetër nuk do të jetë pjesë e Superligës. Para Llapit në tabelë është Ferizaj me 41 pikë e me një ndeshje më pak të luajtur, ndërsa Malisheva me 47 pikë zë vendin e tretë.
Drita lidere ka 63 pikë, dhjetë më shumë se vendi i dytë, Ballkani.
Epërsinë e dy golave, Llapi e krijoi në minutat shtesë të pjesës së parë.
Për 1:0 realizoi sulmuesi Ardit Tahiri, në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë, pas një aksioni shumë mirë të ndërtuar. Dyshohej për pozitë jashtë loje, por goli i Tahirit u pranua pas rishikimit të situatës në VAR.
Një minutë më vonë, Llapi shënoi sërish. Valmir Veliu e dyfishoi epërsinë me asistim të Elvir Gashijanit.
Malisheva u kthye në lojë me golin e Laurent Xhylanit. Futbollisti i krahut shënoi me goditje të saktë me kokë nga zona në minutën e 52-të, pas harkimit të Altin Aliut nga këndi.Në momentet e mira të Malishevës, në skenë u shfaq Gashijani i cili e shënoi golin e qetësisë dhe të fitores 3:1, tetë minuta para fundit. Edhe goli i Gashijanit u konfirmua me VAR. Asistues ishte Tahiri.
Llapi e mbylli ndeshjen me një futbollist më pak në fushë pasi gjyqtari Dardan Çaka e përjashtoi mesfushorin Besar Musolli. Musolli i doli në mbrojtje bashkëlojtarit të tij, Gashijanit që ankohej nga një lëndim. Ssulmuesi i Malishevës, Fatjon Bunjaku, iu afrua dhe e ngriti atë me forcë në këmbë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Musollit ndaj Bunjakut që u vlerësua i ashpër për gjyqtarin kryesor.
Gola nuk pati deri në fund dhe fitorja i takoi skuadrës së drejtuar nga trajneri Tahir Batatina.
Trajneri Batatina me Llapin më 23 prill e luajnë ndeshjen kthyese të Kupës së Kosovës ndaj Drenicës në udhëtim. Ndeshjen e parë në Podujevë, Llapi e fitoi 2:0.
Të dielën në program janë ndeshjet Suhareka – Drita dhe Prishtina – Ferizaj. Gjilani – Dukagjini dhe Feronikeli 74 – Ballkani luajnë të hënën. Edhe ndeshjet e tjera nisin në orën 15:00.
Llapi me një lojtar më pak në fushë
Në minutën e 88-të, Llapi ka mbetur me një futbollist më pak në fushë.
Besar Musolli u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari Dardan Çaka.
Ai i doli në mbrojtje bashkëëlojtarit të tij, Elvir Gashijani. Gashijani ankohej nga një lëndim, ndërsa sulmuesi i Malishevës, Fatjon Bunjaku, iu afrua dhe e ngriti me forcë atë në këmbë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Musollit ndaj Bunjakut. Reagimi i tij ka bërë që të përjashtohet nga loja.
Gashijani shënon golin e qetësisë për Llapin
Elvir Gashijani ka shënuar për 3:1 për Llapin në duelin ndaj Malishevës.
Gashijani realizoi në minutën e 82-të, ndërsa fillimisht u anulua për pozitë jashtë loje. Por pesë minuta më vonë, goli i Gashijanit u pranua pas rishikimit të situatës në VAR.
Për Gashijanin asistoi Ardit Tahiri.
Malisheva kthehet në lojë
Malisheva është kthyer në lojë ndaj Llapit me golin e Laurent Xhylanit.
Futbollisti i krahut shënoi me goditje të saktë me kokë nga zona në minutën e 52-të, pas harkimit të Altin Aliut nga goditja e këndit.
Për Xhylanin ishte goli i pestë i edicionit.
Llapi në pushim me dy gola epërsi
Llapi ka shënuar dy gola të shpejtë në minutat e fundit të pjesës së parë në duelin e xhiros së 30-të ndaj Malishevës.
Pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, është mbyllur me rezultatin 2:0 në të mirë të Llapit.
Golin e parë e shënoi Ardit Tahiri pas një aksioni shumë mirë të ndërtuar. Goli u pranua në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë, pas rishikimit të situatës në VAR. Dyshohej për pozitë jashtë loje.
Vetëm një minutë më vonë, Llapi shënoi edhe një herë tjetër.
Valmir Veliu në minutën e pestë të shtesës në pjesën e parë e dyfishoi epërsinë, pas asistimit të talentit Elvir Gashijani.
Me fitore të mundshme, Llapi i largohet zonës së rrezikshme.